Kantautori shqiptar mesa duket nuk është ndjerë mirë dhe ka përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak orë më parë, dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë Flori Mumajesi me anë të një videoje që ka postuar në Instastory.
Ai shfaqet në ambjentet e një spitali teksa merr serum. Ndërkohë këngëtari dëgjohet duke thënë: “Kush na mallkoi?!” Mbrëmjen e sotme fansat presin që Flori Mumajesi të performojë në skenën e”Kënga Magjike”, kështu që producenti duhe ta marrë veten.