
Flamurtari “macja e zezë” e Vllaznisë sërish. Vlonjatët kanë mundur përsëri shkodranët, me një rezultat identik minimal si në fazën e parë. Kuqeblutë u shfaqën të çorganizuar, me volum loje por ka kthjelltësi në lojë, fotokopje e ndeshjes së kaluar në qytetin bregdetar.
Goli i vetëm i ndeshjes ka ardhur nga Bolzan në minutën e 35- të, ndërsa dy minuta më vonë, Bismark ka lënë Vllazninë me 10 lojtarë, duke fituar një karton të kuq fare të panevojshëm.
Pjesa e dytë ka patur vetëm disa shkëndija nga Vllaznia, e cila u duk shumë larg paraqitjeve që na ka mësuar por edhe pretendimeve për titull kampion. Flamurtari që kishte sërish nevojë për pikë, i mori të plota nga Vllaznia kryesuese. Gjithsesi, shkodranët mbesin në krye të Supërligës. Duhet kujtuar se pas humbjes me Flamurtarin në fazën e parë, Vllaznia u fut në një fazë rezultatesh të dobëta. A do të përsëritet e njëjta gjë pas kësaj humbjeje?!




