
Duhet te kthehemi tek situata që kishim para ndeshjes me Egnatian. Kështu e ka nisur konferencën për shtyp para ndeshjes me Teutën në Durres trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric. Ai ka bërë një analize te imtë të kësaj ndeshje, teksa u shpreh për përgatitjet për ndeshjen.
I pyetur nga gazetaret, Brdaric ka folur edhe për mundësinë e përfshirjes në Final Four, duke thënë se është një rrugë e gjatë, ku tifozët mund te na ndihmojnë.
Vllaznia luan në Durrës me Teutën, e cila ka ndryshuar trajnerin dhe nuk është në një pozicion aspak të mirë në renditje. Ndërkohë, kuqeblutë duhet të largojnë shijen e humbjes me Egnatian në Shkodër, për të mbajtur ritmin për Final Four por edhe për tu ngjitur më lart ne renditjen e Superiores.