VIDEO – Fillimi i vitit të ri shkollor, Bashkia Shkodër mbështet 800 fëmijë me çanta dhe mjete shkollore…

Si në çdo fillim të vitit të ri shkollor, edhe këtë vit Bashkia Shkodër i kushton një vëmendje të veçantë fëmijëve të familjeve në nevojë. Në mjediset e Qendrës Komunitare Multifunksionale, duke uruar fëmijët për një vit sa më të mbarë, sot u shpërndanë për një grup të fëmijëve çanta dhe mjete shkollore që do i vijnë në ndihmë fëmijëve përgjatë vitit shkollor.

Duke dashur që asnjë fëmijë të mos mbetet pas, mbështetja jonë do vazhdojë edhe në ditët në vazhdim për fëmijë të tjerë përfitues të qendrave tona komunitare “Për Familjen” dhe ne do vazhdojmë punën ndërgjegjësuese për një frekuentim sa më të rregullt të procesit mësimor.

Bashkia Shkodër falenderon organizatat partneret që na mbeshtesin në këtë process, si YES, World Vision, Terre des homes, Nisma Arsis/ Unicef/ SOS shtrat e Fëmijë, duke mbështetur 800 fëmijë të familjeve në vështirësi ekonomike-sociale në këtë fillim të vitit shkollor. /Njoftim për mediat i Bashkisë Shkodër/

ShkodraWeb Channel

Open

Close