
Me çmimet e shpallura nga Inva Mula, ka ulur siparin Edicioni i 63- të i Festivalit të 63- të Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër.
Kanë qenë 3 netë magjike, në sheshin para teatrit “Migjeni”, që krijuar në atmoferë fantastike, e cila u përcoll kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët përmes transmetimit “live” të RTSH.
Fituesit e Festivalit 63 të Këngës për Fëmijë, Kategoria “Të vegjlit”
Çmimi i Parë: Maria Kalaja – Ja ҫfarë bëri bubi im
Çmimi i Dytë: Drini Drishti – Dua
Çmimi i Tretë: Aiden Balla – Do lejleku akullore
Fituesit e Festivalit 63 të Këngës për Fëmijë, Kategoria “Junior”
Çmimi i Parë: Kroni Pula- Fruta Perime
Çmimi i Dytë: Ea Zoga – Mirësi
Çmimi i Tretë: Prishila Puka – Si një fishekzjarr
Kënga “Fruta Perime” dhe Kroni Pula do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Junior Eurosong, pas një marrëveshje të nënshkruan nga kryebashkiaku benet beci dhe drejtorja e përgjithshme e RTSH, Eni Vasili disa javë më parë.