Në Shtëpinë e Fëmijës Shkollor në Shkodër, është zhvilluar një festë në vigjilje të Vitit të Ri 2021. Fëmijë, kujdestarë dhe edukatorë, kanë gëzuar e festuar së bashku. Si çdo vit, e pranishme mes tyre ka qenë edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Në fund, për fëmijët janë shpërndarë dhurata të ndryshme, mundësuar falë bujarisë së kompanisë “Gega Oil”.
PUBLIKIMI I VOLTANA ADEMIT NË FACEBOOK
E lumtur që si çdo vit, edhe sivjet isha mes fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijës Shkollor në Shkodër. Këto 5 vite, shumë prej tyre i kam parë të rriten nën përkujdesjen e dashurinë e kujdestarëve, edukatorëve e mësuesve.
Fëmijët kanë qenë dhe do të jenë në qendër të vëmendjes sonë, duke u përpjekur çdo ditë për mirërritjen e tyre. Një falënderim për kompaninë “Gega Oil” që si çdo vit, është pranë fëmijëve me dhurata të shumta.