
Një atmosferë festive pritet të mbizotërojë në brigjet e liqenit të Shkodrës, ku do të zhvillohet “Festa e Liqenit”. E nisur sot dhe për ditë bashkon traditën, natyrën, muzikën dhe argëtimin në një nga zonat më të bukura turistike të qytetit.
Aktivitetet do të zhvillohen në sheshin e Shirokës dhe do të përfshijnë panairë me produkte vendase, aktivitete sportive, ekspozita kulturore si dhe koncerte të hapura për publikun.
Në një prononcim për mediat, Drejtori i Turizmit në Bashkinë Shkodër, Reanto Lumçi, ftoi të gjithë qytetarët dhe vizitorët që të bëhen pjesë e këtij eventi.
Për tre ditë me radhë ky aktivitet kthen vëmendjen nga zona e Shirokës dhe liqeni i Shkodrës më i madhi në Ballkan, që për Shkodrën është një potencial turistik dhe çdo vit e më tepër po merr vëmendjen jo vetëm të investimeve të Bashkisë Shkodër dhe Qeverisë Shqiptare por edhe për turistët e shumtë që e vizitojnë këtë atraksion turistik.