
Tradita ka vijuar edhe këtë vit për festën e Krishtlindjes. Autoritete fetare, laike dhe politikanë, kanë uruar festën e rëndësishme të besimtarëve të krishterë në Shkodër e Shqipëri.
Përfaqësues të Komunitetit Mysliman dhe Orthodhoks, drejtues të qeverisjes vendore në të dy nivelet e saj, përfaqësues të qeverisë në Qarkun Shkodër, deputetë dhe drejtues të subjekteve politike kanë uruar arqipeshkvin Angelo Massafra e përmes tij, të gjithë katolikët e Shkodrës.