
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Tonin Marinaj: Shumë i lumtur që sot në ditën ndërkombëtare të gruas takova nga afër gra të forta, fisnike, dinjitoze, të mençura, kurajoze, vetësakrifikuese dhe punëtore.
Sot disa nga ato janë gjyshe apo stërgjyshe, por të gjitha janë një thesar i paçmuar dhe duhet t’i vlerësojmë sa i kemi në mesin tonë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në familje dhe shoqëri. Ato kanë qenë dhe mbeten shtylla të forta mbi të cilat është ndërtuar jeta jonë.
Pavarësisht sfidave të kohës, këto gra kanë qëndruar të palëkundura, duke ruajtur vlerat më të mira dhe duke i transmetuar ato brez pas brezi.
Le të mos harrojmë kurrë se pas çdo suksesi dhe progresi që gëzojmë sot, qëndron puna dhe mundi i grave të djeshme dhe të sotme, të cilat me forcën dhe urtësinë e tyre e bëjnë botën një vend më të mirë.
Ju paçim sa më gjatë në mesin tonë! Gëzuar të gjitha grave festën e 8 Marsit!