Sot është 1 Qershori, festa e fëmijëve. Një nga ditët më të gëzuara jo vetëm për fëmijët por edhe familjet shqiptare e shkodrane, kjo festë është më ndryshe se vitet e tjera për shkak të kufizimeve të pandemisë. Megjithatë, Bashkia e Shkodrës ka organizuar një ekspozitë me punimet e vetë fëmijëve. Ato u ekspozuan para Bashkisë së Shkodrës dhe me tinguj muzikorë në sfond, duke krijuar një atmosferë festive.
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka përcjellë me këtë rast edhe mesazhin e saj. Ajo ka sjellë në fokus punën e bërë ndërsa ka paralajmëruar edhe investime të reja në sherbim të fëmijëve por edhe familjeve të tyre.
<