
Mungesa e subvencioneve, e pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore, mosplotësimi i kushteve në tregje dhe së fundmi rritja e çmimit të naftës janë disa nga vështirësitë që po hasin fermerët e Shkodrës.
Zëvendespresidenti i Shoqatës së Fermerëve të Shkodrës Ahmet Sylejmani përmes një deklarate për mediat thotë se shteti duhet ti marrë parasysh kërkesat e tyre pasi kostoja e lartë e prodhimit është e papërballueshme.
Më tej ai thotë se nëse situata nuk përmirësohet do të ketë protesta nga fermerët deri në bllokim të tregut të shumicës që ndodhet pranë “5 Heronjëve”.
Fermerët e Shkodrës janë të shqetësuar për koston e shtuar të prodhimit dhe konkurrencën e pandershme nga produktet e importit të cilët vijnë të subvencionuara nga vendet e origjinës.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!