Në kuadër të festave të fundvitit, Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, Bashkia e Shkodrës vazhdon organizimin e festave për fëmijët. Në mjediset e Qendres Komunitare “Për familjen” Nr. 5, u zhvillua aktiviteti i rradhës me fëmijët për festat e fundvitit.
Në atmosferen e këngeve, recitimeve dhe valleve, fëmijë përcollën urimet e tyre për të ftuarit në aktivitet.
Me mbështjetjen e partnereve të Bashkisë së Shkodrës si “Terre des hommes”, të gjithë fëmijëve iu mundësua nga një dhuratë simbolike për Vitin e Ri, si një formë urimi dhe mbarësie për çdo fëmijë.