Lajme shumë të mira vijnë nga Nju Jorku për këngëtaren Parashqevi Simaku. Të gjithë komponentët e faktorit shqiptar atje, po përpiqen me të gjitha mënyrat ta integrojnë sa më shpejt duke i krijuar ngrohtësinë e nevojshme.
Merita është e Elvira Tata që e gjeti këngëtaren e mirënjohur por sigurisht edhe e biznesmenit Elton Ilirjani që i dha e para ngrohtësinë për të cilën kishte nevojë. Tashmë nga janari, një biznesmen shqiptar i ka marrm përsipër ti paguajë qiranë mujore të banesës në Manhatan.
Po ashtu, Federata Pan Shqiptare “Vatra” i ka rezervuar një pritje të veçantë Parashqevisë, madje duke kënduar të gjithë bashkë me kryetarin Elmi Berisha. Këngëtarja shqiptare ishte e pranishme edhe në një festë të organizuar në lokalin e famshëm të shqiptarëve “Cakori” për Krishtlindje, bashkë me shumë miq. Në një video, ajo shfaqet me aktorin Erion Mustarafaj një këngë patriotike.
Kjo është dhe duhet të jetë zemra e madhe shqiptare, e cila kudo në botë duhet të mbështesin njëri- tjetrin, sidomos në momente të vështira siç i kalonte edhe Parashqevia, e cula urojmë ti ketë lënë pas.