
Drejtuesi politik i PD- së për Qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, i shoqëruar nga kandidatet për deputete Senada Mehmeti dhe Greta Bardeli, kanë qenë këtë paradite në zonën e Gjuhadolit, ku kanë evidentuar edhe disa problematika.
“Në zemër të Gjuhadolit, tani. Ky është realiteti. Fasada e tyre ka rënë, më 11 Maj bie edhe gënjeshtra e 12 viteve. 11 Maji, një reagim qytetar.”, shkruan në publikimin e tij në rrjete sociale nënkryetari i PDSH- së Luçiano Boçi.
Në një video që shoqëron këtë koment, Boçi ka përcjell mesazhin e tij edhe për banorët e qarkut të Shkodrës, nisur nga situata që ka konstatuar në zonën muzeale të Gjuhadolit.