
As edhe moti i keq dhe me rreshje bore nuk ka penguar familjet e përjashtuara padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike të protestojnë para Prefekturës së Qarkut Shkodër. Në mbeshtetje të banorëve ka qënë Bashkia e Shkodrës, deputetët dhe drejtuesit e PD-së, sindikata BSPSH dhe qytetarët.
Protestuesit kanë kërkuar rikthimin e të drejtës legjitime për të qenë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, për mijëra familje të përjashtuara nga qeveria Rama. Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë të protestojnë, përherë e më të shumtë në numër, nëse qeveria nuk tërhiqet nga rruga e greminës ku do ti tërheqë familjet në nevojë.





