
Dirigjenti Jetmir Barbullushi, ish- drejtues i Orkestrës Simfonike të Shkodrës, ka kërkuar vëmendjen e mediave, ku ka bërë një përmbledhje të punës së tij mëse 1- vjeçare, ku ka treguar se nuk e ka bërë për përfitime financiare.
Nga oborri i shtëpisë së tij ku preferoi të flasë për mediat, Barbullushi përcakton edhe nivelin e drejtuesve të kulturës në bashkinë Shkodër, duke e konsideruar nivel zero.
Gjatë fjalës së tij të gjatë, ai përmend edhe presionet partiake lidhur me afrimin e instrumentistëve në orkestës, duke shtuar se largimi i tij është krim politik.
Por Barbullushi duket se ka edhe qefjmbetje personale, duke përmendur mosakordimin e një pensioni të posaçëm por edhe titullin “Nderi i Kombit”.
Lidhur me zëvendësuesen e emëruar në krye të orkestrës, dirigjente Elda Laro, e cila aktualisht punën jashtë Shqipërisë, Barbullushi jep një opinion jo të drejtpërdrejtë, duke folur për shtëpinë e tij në Shkodër.
Në fund, ka edhe një mesazh për drejtuesit aktualë të Bashkisë Shkodër, “fali Zot se nuk dinë çfarë bëjnë”.