Parashqevi Simaku, ka realizuar ëndrrën e saj, të paktën 15- vjeçare për të takuar djalin e saj. Ka qenë një takim me emocione të forta ku sigurisht, nuk kanë munguar as lotët.
Këngëtarja e njohur ka takuar, përqafuar e shtrënguar fort në gji djalin Luke, duke i shprehur njëri- tjetrit dashurinë e natyrshme, mes nënës dhe djalit të saj, të cilin priste ta takonte prej shumë vitesh.
Edhe ish- bashkëshorti Robert, nuk i ka mbajtur emocionet, siç edhe shihet në video. Ai e ka përqafuar ish- bashkëshorten Parashqevi, teksa është shfaqur shumë i emocionuar gjatë takimit të Luke me nënën e saj.
Pas këtij takimi, i cili me gjasë do të ndryshojë pozitivisht jetën e saj, Parashqevia ka shpërndarë një video- mesazh, duke falenderuar fillimisht Elton Ilirjanin por edhe nënën e tij që e frymëzoi të mundësojë këtë takim.
Përtej çdo gjëje, meritat e Elton Ilirjanit janë të padiskutueshme, duke qenë vërtetë një ëngjëll për Parashqevinë, e cila tashmë vetëm mund të përmirësojë dhe të ringritë jetën e saj.