
Partia Demokratike ka organizuar në zonën e Gjuhadolit një takim me të rinj dhe të reja të Shkodrës. Takimi ka patur një pjesëmarrje aktive dhe ka qenë mjaft entuziast.
Në një publikim në rrjetet sociale, pas këtij takimi, drejtuesi politik i PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi ka falenderuar të rinjtë për pjesëmarrjen, si dhe ka përcjellë mesazhin e kthimit në festë të ditëve të mbetura të fushatës elektorale në Shkodër.
“Faleminderit rinisë shkodrane! Le t’i kthejmë ditët që kanë mbetur, në ditë feste për Shkodren!”, shkruan nënkryetari i PDSH- së Luçiano Boçi në publikimin e tij, shoqëruar edhe me një video nga takimi.