Sot ka qënë në Shkodër ministri i jashtëm Ditmir Bushati bashkë me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Gjatë inspektimit në Dajç, ata janë përballur me deputetin e PD-së Romeo Gurakuqi, i cili po inspektonte në terren i shoqëruar nga administratori i NJA Dajç Gjovalin Darragjati. Përballja e tyre ka prodhur një debat, i cili është siguruar nga ShkodraWeb. Përfaqësuesit e opozitës i kanë kujtuar dëmet dhe përgjegjësitë deputetëve e ministrave të mazhorancës aktuale.
Më poshtë mund ta ndiqni të plotë debatin në mes politikanëve.