
Elsa Hastad, ambasadore e Suedisë në Shqipëri po zhvillon një takim me banorë të Paçramit, pjesë e Bashkisë Vau Dejës në Qarkun e Shkodrës. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve të pranishëm, diplomatja suedeze mes të tjerave tha:
“E vlerësoj demokracinë, jemi këtu në Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor. Nuk do flasim me banorët për shitblerjen e votës në takime, por për pjesëmarrjen e komunitetit në procesin zgjedhor.
Është shqetësues fenomeni i shitblerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin ndodhet demokracia në Shqipëri, është shumë i brishtë. Kemi të gjithë një rol, por më të rëndësisemin e kanë qytetarët dhe shteti duhet t’u sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirëfilltë.
Nuk dua të komentoj për përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në këto zgjedhje.