
Partia Demokratike, Dega Shkodër, ka vijuar me prezantimin e kandidatëve të saj për deputet. Ndalesa e radhës ishte Velipoja, ku u prezantuan kandidatët Matilda Matija, Kliti Hoti dhe Liljan Idrizi.
“Në Velipojë, ku kjo qeveri ka mbjellur harresën dhe pazaret e krimit. Banorët janë lodhur, por jo të dorëzuar. “Fjalët e shumta, fukarallëk” është fiks për ata përballë nesh. Kliti, Matilda dhe Liljani janë ndryshe, prandaj kanë edhe përkrahjen e banorëve.”, shkruan drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Luçiano Boçi.
Prezantimi i kandidatëve të PD- së përzgjedhjet e 11 maj 2025, vijon në bashki, njësi administrative por edhe në lagje të veçanta të qarkut të Shkodrës.