Masa të shtuara sigurie për Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në një video të publikuar nga ish- kryeministri Berisha, Veliaj duket i shoqëruar nga dhjetra persona, mes të cilëve policë dhe civilë. Ata vëzhgojnë nga të gjitha anët dhe japin idenë se i trembet dikujt/ diçkaje. Nuk është e qartë për çfarë bëhet fjalë, por masat e sigurisë të shtuara për një kryebashkiak, bien në sy. Kjo, edhe pse kryetari i Bashkisë së Tiranës, edhe përsa i takon sigurisë, ka një status të veçantë krahasuar me kolegët e tij në qeverisjen vendore.
Në videon e ndarë në FB nga Sali Berisha, shihet kryebashkiaku Erion Veliaj i shoqëruar nga forca të shumta të policisë. Pavarësisht se nuk dihet data e videos, Berisha shkruan se Veliaj është i terrorizuar nga paniku dhe frika.
“Nje tabor policie e shoqeron Lal Plehun e terrorizuar nga paniku dhe frika. Shikoni videon.”-shkruan Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/2330238657021317/