
Shkruan në Facebook drejtuesi politik i PD- së për Qarkun Shkodër, Luçiano Boçi: Enion, e njoha rastësisht. Kishte hapur një biznes të pazakontë, në Gjuhadol. Rroba vintage që i gjente në çdo cep të botës. Në “Vintage Clothes” zbulova edhe një oaz rebelizmit, ndaj të zakontës. Ndryshe nga e gjithë familja, Enio ka vendosur të qëndrojë.
Sepse don të jetojë një Shkodër, atë Ndryshe. Varur në mur, qëndron edhe fotoja epike e një burri gjatë protestave të 2 Prillit. Ai është i ati i Enios. Për Enion, amaneti vazhdon. Kurdo të kaloni në Gjuhadol, ndaloni tek Enio dhe “Vintage Clothes”. Nuk do të zhgënjeheni.