VIDEO/ Eni Koçi publikon klipin e ri, “Edhe sot” lançohet në kanalin Youtube të këngëtares…

Këngëtarja shkodrane Eni Koçi ka publikuar këngën më të re të titulluar “Edhe sot”. Klipi është lançuar në kanalin zyrtar në Youtube të këngëtares ditën e sotme. Ndërkohë, në një mesazh të shpërndarë për mediat nga “Black Fish Entertainment”, shkruhet se muzika dhe teksti i këngës janë bërë nga vetë Eni, ndërsa shoqërohet me kitarë nga Astrit Stafa.

Këngëtarja e njohur, motra më e vogël e Greta Koçit publikon kështu një tjetër këngë, e cila sipas gjasave do të bëhet hit, siç ndodh me të gjitha klipet e saj. Ka vetëm pak që klipi është publikuar dhe ka rreth 3 mijë shikime. Më poshtë, mund të ndiqni të plotë video, e cila është publikuar në cilësinë më të lartë audio- video 4K. /ShkodraWeb/