VIDEO/ Elvana Gjata publikon klipin e ri, siç ishte paralajmëruar është një bashkëpunim me këngëtarin kosovar…

Prej disa ditësh është bërë zyrtar lajmi se Elvana Gjata dhe Ardian Bujupi do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë madje edhe vetë këngëtarja e njoftoi në Instagram duke postuar edhe disa momente nga klipi.

Ata njoftuan se kënga e tyre mban titullin “Meine Liebe” (Dashuria ime) dhe duket se tani çdo gjë është gati. Elvana dhe Ardian kishin menduar që bashkëpunimin e tyre ta hidhnin në treg pak minuta para mesnatës, i cili duket se është pritur mjaft mirë nga publiku.

Në klipin e këngës, Elvana shfaqet më e thjeshtë se kurrë me një këmishë të bardhë, xhinse dhe flokë të çrregullt. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e tyre dhe menjëherë pas publikimit ka marrë me mijëra klikime në Youtube.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal