
Dirigjente Elda Laro, ka marr zyrtarisht këtë të shtunë drejtimin e Orkestrës Simfonike të Shkodrës. Ajo është pritur në një takim nga kryebashkiaku Benet Beci, i cili e ka falenderuar që pranoi ftesën për drejtimin e Orkestrës Simfonike të Shkodrës. Sipas Laros, kjo detyrë është privilegj për vetë lidhjen e saj me Shkodrën.
Firmosja e kontratës zyrtare mes kryebashkiakut Beci dhe dirigjentes Laro, është pasuar me një takim me grupin e Orkestrës Simfonike të Shkodrës. Ajo foli për një standard dhe nivel të ri të orkestrës simfonike.
Elda Laro, pianiste dhe dirigjente është pjesë e orkestrës së Berlinit dhe nis bashkëpunimin me orkestrën e qytetit ku lindi, për të dhënë kontributin e saj në fushën e artit dhe të kulturës duke u bërë pjesë e stafit të Bashkisë Shkodër.