VIDEO – Ekzekutimi i ish- policit në Malësi të Madhe, cila është pista që po heton policia për ngjarjen…

Personi që shfaqet në këtë foto është Sokol Çelaj, 58-vjeçari që mbrëmë u ekzekutua fare pranë shtëpisë në fshatin Reç të Malësisë së Madhe. Ai ishte duke udhëtuar me gruan me makinë drejt shtëpisë, ku persona ende të pa identifikuar i bënë pritë dhe lëshuan breshëri plumbash mbi mjetin.

Çelaj ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plumbave të marra pranë zemrës e sipër brinjëve. Raportohet se viktima kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi prej vitesh jetonte në Angli.


Mbrëmjen e kaluar, para pak atentatit, ai ka vizituar një të afërm. Mësohet se Çelaj ka punuar polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shtetit.

Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg, për të shkuar më pas në Angli. Të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari, jetojnë në Itali. Kjo është një nga pistat që po hetohet deri më tani, por nuk përjashtohen edhe episode të tjera.