Skip to content
17 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sociale
  • Video News

VIDEO – Ekstradohet nga Franca ish- truproja e Saimir Tahirit, ishte në kërkim për dy vepra penale…

ShkodraWeb 4 July, 2025
ekstradim paul deda 2025

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë dhe në Paris, gjatë këtyre fazave të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve:

-Viktor Daci, 46 vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-Paul Deda, 50 vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Kush është Paul Deda

Hetimet tregojnë se Paul Deda në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, ka tentuar të trafikojë drejt Italisë mbi 1016 kilogramë Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri, përmes rrugës detare.

Kjo sasi narkotikësh u sekuestrua nga Policia italiane në Bari, ku gjithashtu u arrestuan dy pjesëtarë të tjerë të organizatës kriminale.

Intervista

Kujtojme qe ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda, në 2021 i ka dhene gazetares Klodiana Lala se do te kthehet ne Shqiperi per tu perballur me drejtesine.

Sa vite keni punuar me Saimir Tahirin?

Kam qenë pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit për 3 vite e gjysmë, bashkë me Hekuran Markun, të cilin e kam mik.

A e njihni shtetasin Eltjon Bregu, për të cilin SPAK thotë se ju keni bashkëpunuar për trafikimin e mbi 1 mijë kg hashash?

Eltjon Bregun e njoh si mashtruesin më të madh në Shqipëri, i cili ka përfituar jo vetëm në emrin tim, por edhe të shumë personave të tjerë. Kemi punuar me të në Kombinat. Unë nuk kam e shok dhe nuk kam pasur lidhje direkte me të, por di që më herët ka qenë në burg.

Po me shtetasit Ferhat Ajdini dhe Seferi a keni pasur njohje dhe kontakte, pasi ato janë dy skafistët që kanë dëshmuar kundër jush?

Nuk i njoh dhe as nuk e kam idenë kush janë ata. Ju takon atyre të sqarojnë pozicionin tim dhe të vërtetën. Nuk kam bërë asgjë dhe nuk jam përfshirë në aktivitet kriminal. U tërhoqa nga puna, për shkak të sulmeve që nisën ndaj meje. Unë jam demoralizuar edhe kur u akuzua Tahiri, u shkatërrova. Jam duke punuar në ndërtim jashtë vendit për të siguruar të ardhura për familjen time, pasi jam baba i një djali.

Si i cilësoni akuzat?

Janë akuza të pabaza. Jam i pastër dhe nuk kam bashkëpunuar kurrë me askënd për të trafikuar drogë. Na bënë neve më të fortë se Edi Rama dhe këto janë sulmet për të rënduar pozitën e Saimir Tahirit. Duke përmendur emrat tonë, po shmangin vëmendjen nga zyrtarë policie apo persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

A do t’i dorëzoheni drejtësisë?

Do të dorëzohem të sqaroj pozicionin tim, sepse nuk kam asgjë për të fshehur dhe nuk kam frikë nga askush. Dua të jetoj i lirë në Shqipëri, ku kam kontribuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 4 korrik 2025…
Artikull pas: Nga Veriu në Jug, vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë, vetëm 4 prej tyre janë aktualisht aktive…

TË FUNDIT

zemra malesorit klod zhivani theth 2025
  • Kryesore

NGA KLODIAN ZHIVANI – Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu: Zemra e Malësorit…

ShkodraWeb 16 July, 2025
balaj letoni 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Gjendja është optimale”, kapiteni i Vllaznisë Balaj nga Letonia: Kërkojmë kalimin në turin tjetër

ShkodraWeb 16 July, 2025
shabani lapaj 2025
  • Aktualitet

“LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin…

ShkodraWeb 16 July, 2025

TË FUNDIT

  • NGA KLODIAN ZHIVANI – Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu: Zemra e Malësorit… 16 July, 2025
  • VIDEO – “Gjendja është optimale”, kapiteni i Vllaznisë Balaj nga Letonia: Kërkojmë kalimin në turin tjetër 16 July, 2025
  • “LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin… 16 July, 2025
  • Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4” 16 July, 2025
  • Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku… 16 July, 2025
  • EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari… 16 July, 2025
  • OPINION – Ambulantët e qumështit, mishit dhe perimeve përballë parkingjeve “si kërpurdha pas shiut” 16 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

zemra malesorit klod zhivani theth 2025
  • Kryesore

NGA KLODIAN ZHIVANI – Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu: Zemra e Malësorit…

ShkodraWeb 16 July, 2025
balaj letoni 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Gjendja është optimale”, kapiteni i Vllaznisë Balaj nga Letonia: Kërkojmë kalimin në turin tjetër

ShkodraWeb 16 July, 2025
shabani lapaj 2025
  • Aktualitet

“LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin…

ShkodraWeb 16 July, 2025
final-41
  • Aktualitet

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4”

ShkodraWeb 16 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.