VIDEO – Ekografia lëvizëse e Sigal Uniqa Group në sherbim të grave në Shkodër për ekzaminimin e kancerit të gjirit…

Një ekografi e lëvizshme është mundësuar nga kompania e sigurimeve Sigal Uniqa Group në Njësinë Administrative Ana e Malit në Bashkinë Shkodër, për t’i mundësuar të gjitha grave dhe vajzave të asaj zonë që të bëjnë kontrollin për kancerin e gjirit por edhe kontrolle të tjera shëndetësore.

I pranishëm ishte edhe drejtori i përgjithshëm për Shqipërinë i Sigal Uniqa Group Austria Avni Ponari i cili tha se do vijojë të mbështesë këtë nisëm.


Ekografia e lëvizshme u mundësua edhe në bashkëpunim me Këshillin e Bashkisë Shkodër dhe Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Gjatë gjithë ditës së nesërme Ekografia e lëvizshme do të jetë në njësine administrative të Velipojës për t’i dhënë mundësi grave dhe vajzave që jetojne atje të bëjën mamaografinë falas.