Skip to content
14 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Video News

VIDEO – “Ekipi më i mirë i 2023”, mësuesit e gjimnazit “28 Nëntori” të Shkodrës marrin vlerësim makismal nga Ministria e Arsimit

ShkodraWeb 27 December, 2023
gjimnazi 28 nentori ekipi me i mire 2023

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit janë nderuar sot mësuesit e vitit, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vyer në përgatitjen e brezave të rinj. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare për rritjen historike të pagave të mësuesve të arsimit parauniversitar brenda vitit 2024.

“Një nga faktorët që ndikojnë drejtpërdrejtë në performancën dhe në rritjen e dinjitetit tuaj është mbështetja financiare. Në vitin 2024 ne do të kemi një rritje pagash të konsideruseshme për mësuesit tanë, duke synuar që në fund të 2024 paga mesatare për mësuesit do të jetë 950 euro, – tha Manastirliu në fjalën e saj.

Duke vlerësuar punën e çdo mësuesi, Ministrja Ogerta Manastirliu, bëri me dije nisjen e  një programi të ri trajnimi për mësuesit me qëllim rritjen e tyre profesionale.

“Një nga masat që do të ndërmarrim është Programi Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve, ku do ta fillojmë trajnimet për praktikat efektive të mësimdhënies në fushat e matematikës, gjuhës dhe shkencave dhe 4 mijë mësues që menjëherë në fazën e parë të këtij programi, do të jenë përfitues, për të përmirësuar aftësitë e tyre pedagogjike në funksion të rritjes së nivelit të kompetencave të nxënësve”, tha Ministrja Manastirliu.

Nga ana tjetër, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe digjitalizimit, Ministrja Manastirliu nënvizoi se në fokus të investimeve të MAS do të jetë shtimi i laboratorëve smart në shkolla, me 216 laboratorë gjatë 2024.

Në këtë ceremoni janë vlerësuar me çmime 10 mësues dhe dy ekipe nga shkollat e mesme dhe 9-vjeçare në të gjithë vendin:

Çmimi “Ekipi më i mirë 2023” për shkollat e mesme ju dha gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër.
Tre çmimet për “Mësuesi i vitit 2023” ju dha mësueseve:  Adela Puca nga shkolla 9-vjeçare, “Demir Gashi”, Peshkopi, mësuese Oderina Ndreu nga gjimnazi “Asim Zeneli”, Gjirokastër dhe mësues Ramazan Zaimi nga shkolla e Vidhanit në Gramsh.
Çmimi “Mësues Promotor i Talenteve 2023” ju dha mësueses Alketa Nikolla nga shkolla e mesme artistike, “Jan Kukuzeli” në Durrës.
Çmimi “Mësuesi Special 2023” ju dha mësuese Nertila Hoxha nga shkolla 9-vjeçare “Liri Kazazi” në Lushnjë.
Çmimi “Mësuesi i Dalluar 2023″ ju dha mësuese Matilda Hoxha, drejtore e shkollës 9-vjeçare “Riza Spahiu”, në Kukës.
Çmimi “Psikologu/punonjësi social 2023” ju dha mësuese Majlinda Toma nga Gjimnazi “Hydajet Lezha” në Lezhë.
Çmimi “Trajneri sportiv 2023” ju dha mësues Ardit Lamës nga shkolla “Lef Sallata” në Vlorë.
Çmimi “Mësuesi Mjeshtër 2023” ju dha mësuese Edlira Tabaku, nga gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” në Berat.
Çmimi “Mësuesi Novator 2023” ju dha mësueses  Emirjeta Luzi, mësuese e Informatikës në shkollën e mesme “Sami Frashëri”, Tiranë.
Çmimi “Ekipi më i mirë 2023” për shkollat  9-vjeçare ju dha shkollës 9 vjeçare “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”, Korçë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Së shpejti fillon puna dhe për lotin e dytë”, kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin e mirë për rrugën e Dukagjinit…
Artikull pas: Gjykata Kushtetuese rrëzon Dhomën e Avokatisë dhe “Helsinkin”, mbetet në fuqi harta e re gjyqësore…

TË FUNDIT

zjarr dragovoje mmadhe 2025
  • Kryesore

VIDEO – Zjarri në Dragovojë të Malësisë së Madhe, efikasiteti i zjarrfikësve parandalon tragjedinë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
zef sokol vladaj intervistë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave

ShkodraWeb 13 July, 2025
dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Zjarri në Dragovojë të Malësisë së Madhe, efikasiteti i zjarrfikësve parandalon tragjedinë… 13 July, 2025
  • VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave 13 July, 2025
  • NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë… 13 July, 2025
  • VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital 13 July, 2025
  • VIDEO – Dajçi, në breg të Bunës, destinacion gjithnjë e më tërheqës edhe për turistët e huaj… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Humb drejtimin e makinës dhe përplaset me motorin në Shelqet, 66- vjeçari në spital… 13 July, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen edhe 3 mijë rrënjë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen 2… 13 July, 2025
  • VIDEO – Zbulohet në Velipojë hoteli që nuk kishte deklaruar 2.3 mln euro përgjatë 5 viteve të fundit… 13 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

zjarr dragovoje mmadhe 2025
  • Kryesore

VIDEO – Zjarri në Dragovojë të Malësisë së Madhe, efikasiteti i zjarrfikësve parandalon tragjedinë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
zef sokol vladaj intervistë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave

ShkodraWeb 13 July, 2025
dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
kuvendi i burrave te thethit 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit…

ShkodraWeb 13 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.