NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

VIDEO/ Ekipi i volejbollit të vajzave të Universitetit të Shkodrës shpallet fitues i Spartakiadës Universitare…

Universiteti i Shkodrës ka organizuar një ceremoni falënderimi për ekipin e volejbollit të vajzave, i cili është shpallur kampion në Spartakiadën e parë Universitare. E ftuar për të marrë pjesë ishte kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ndërsa ishte e pranishme edhe Cindy Marina, “Miss Universe Albania 2019” dhe volejbolliste e Kombëtares sonë, e cila po viziton qytetin nga ka origjinën.


Për ekipin e vajzave volejbolliste, janë shpërndarë diploma mirënjohje nga universiteti, ndërsa zonjusha Marina u ka dhuruar një set uniformash për ti përdorur në aktivitetet e ardhshme.

Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! ABONOHU tani!