Kryeministri Rama ka vizituar së fundmi një tjetër familje të varfër. Këtë herë Rama ka qenë në familjen e Kujtim Sharkut në fshatin Pishaj të Gramshit. Familja jeton në një shtëpi thuajse të rrënuar, pa punë dhe vetëm me ndihmë ekonomike. Gjatë bisedës me ta kryeministri u premtoi se do ju ndërtojnë një shtëpi të re.
“Besoj se do gjejmë jë zgjidhje për shtëpinë. Do gjejmë mundësinë për të lëvizur, ta fillojmë shpejt dmth që të mos u kapi dimri jashtë’, tha Rama, ndërsa u dhuroi edhe 4 fëmijëve të familjes librat falas për këtë vit të ri shkollor.
Me këto pamje Rama ka zgjedhur të përshëndësë sot të gjithë ndjekësit në rrjetin e tij social Facebook.