Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer sot në akuza dhe ofendime për gazetarët në përfundimit të seancës plenare ku u rrëzua kërkesa e prokurorisë për arrestimin e Tahirit.
I tensionuar dhe në siklet përballë pyetjeve të shumta të gazetarëve që e ‘gozhduan’ për rastin Tahiri, kryeministri u përgjigj me ofendime në drejtim të gazetarëve.
“Ju nuk dini, lexoni, thërrisni mendjen, jeni të paaftë, budallenj, pyetje idiote” ishin disa nga shprehjet me të cilat Rama iu drejtua gazetarëve. Përballë një situate të tillë gazetarët e bojkotuan duke u larguar.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155253380261523/