
Drejtuesi politik i PS-së në Shkodër, Benet Beci, në çeljen e fushatës së PS-së për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, është shprehur se ky qytet është porta e Evropës në Shqipëri.
Benet Beci falenderoi Kryeministrin Edi Rama, që sipas tij, “ktheu kokën nga Shkodra”, duke theksuar se do të jetë qyteti i suprizave duke siguruar më shumë se 5 mandate.
Benet Beci: Shkodra është porta e Evropës në Shqipëri. Kemi provuar që një bashkëpunim i pushtetit vendor me atë qendror siç u bë në Shkodër, është kyçi i suksesit tonë të viteve të fundit.
Së paku 5 mandate Shkodra do të vijë në këto zgjedhje, shkodranët janë mirënjohës e falënderues për punën e bërë. Faleminderit Kryeministrit që ktheu kokën nga Shkodra. Besoj se do të jemi qyteti i surprizave dhe më shumë se 5 në këtë qytet.