
Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se moderatorja e njohur Kiara Tito është shtatzënë.
Kanë qenë disa foto të ish-banores së “BBV”, të cilat kanë nxitur aludimet e publikut se së shpejti ajo dhe Luiz Ejlli do të bëhen prindër për herë të parë.
Ndonëse lajmi i ëmbël nuk është konfirmuar akoma nga ana e çiftit, në një video të postuar nga këngëtari në InstaStory duke kërcyer së bashku, duket qartë barku i rrumbullakosur i moderatores.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!