VIDEO – E rrallë në Velipojë, kapet i gjallë peshkaqeni me gjatësi 1.50 metër, shihni pamjet e “bishës” së detit

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Velipojë. Është nxjerrë në breg i gjallë një peshkaqen dhe ShkodraWeb ka siguruar videon e këtij momenti.

Interesant është fakti se peshkaqeni ka rënë në kallamin e një amatori të peshkimit. Nxjerrja e tij në breg ka qenë mjaft e vështirë, duke rrezikuar thyerjen e kallamit.


Peshkaqeni është i gjatë rreth 1 metër e 50 cm, ndërsa përmasat e tij janë të frikshme nëse do të përballej me njerëzit në det. Pamjet e filmuara nga Ardit Bajrami, japin idenë e madhësisë së peshkaqenit.

Fatmirësisht, pavarësisht se në fund të sezonit, në bregdetin e Velipojës ka një rrezik më pak për frekuentuesit e detit.