Skip to content
13 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport
  • Video News

VIDEO – “E presim në stërvitje ditën e shtunë”, Vioresin Sinani: Ildi Gruda është futbollist i Vllaznisë…

ShkodraWeb 3 July, 2025
sinani per ildi gruda 2025

Vllaznia ka mbyllur ditët përgatitore të Sllovenisë, ku përrreth tre javë ishte e instaluar në kampingun e Mariborit. Një periudhë kjo që u shoqërua edhe katër ndeshje miqësore, ndër të cilat tre u humbën dhe një prej tyre u fitua.

Pasditen e sotme, skuadra kuqeblu është kthyer në Shkodër për të vijuar pjesën tjetër të përgatitjes deri ditën e ndeshjes zyrtare të datës 10 korrik, përballë skuadrës letoneze për Konferencë Ligë.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, pak çaste pas mbërritjes në Shkodër, drejtori sportiv i KF Vllaznia, Vioresin Sinani, foli për përgatitjet në Slloveni, ku ndër të tjera ai dhe kolegët e stafit teknik ishin të kënaqur me ngarkesat e marra nga ana e futbollistëve.

Sipas tij, edhe pse ndeshjet miqësore, tre prej tyre janë humbur, nisur nga eksperimentet e trajnerit Martini me disa projekte formacioni nga ndeshje në ndeshje, i kanë shërbyer stafit për të krijuar idenë e fiksimit të titullarëve që do të hedhë në fushë në ndeshjen zyrtare të Konference Ligë me datë 10 Korrik.

Sinani, foli gjithashtu edhe çështjen Gruda, e cila gjatë dy-tre ditëve të fundit ka marrë përmasë jo të vogla në opinionin sportiv për një largim të mundshëm të tijin nga Vllaznia.

Drejtori Sportiv i kuqebluve, pranoi faktin e largimit të Grudës nga kampingu i Mariborit me datë 1 korrik, me pretendimet nga ana e futbollistit që i ka mbaruar kontrata me Vllazninë.

Sipas Sinanit dhe stafit shkodran, ky ishte një largim i çuditshëm i Grudës, pas gjithë ditëve stërvitore me Vllazninë, pjesa e Shkodrës dhe ajo e Sllovenisë, aq më tepër kur tekniku Martini e ka të projektuar këtë futbollist titullar në formacionin kuqeblu.

Ndër të tjera, në prononcimin e tij në video, Sinani, thekson se gjërat do të sqarohen dhe se mbetet me shpresë se Ildi Gruda do të jetë i pranishëm në seancës stërvitore të shtunës, e para në Shkodër pas kthimit nga Sllovenia.

Ndërkohë, nëse gjërat nuk shkojnë ashtu si Sinani dhe stafi teknik e parashikon duke pasur një Grudë të larguar, drejtuesit e KF Vllaznia, përmes zyrës juridike të klubit kuqeblu do të ndërmarrin hapat ligjorë siç e parashikojnë edhe kushtet e kontratës së Ildi Grudës më Vllazninë. /VeriuSport/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Punova për emrin dhe emri pas 4 vitesh shërbim punoi për mua”, Edona Bilali mesazh në mbyllje të mandatit…
Artikull pas: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 4 korrik 2025…

TË FUNDIT

minuta fundit
  • Kronika e zezë

MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër

ShkodraWeb 12 July, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person

ShkodraWeb 12 July, 2025
theth boci spahia perplasen me policinë
  • Kryesore

VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

ShkodraWeb 12 July, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person 12 July, 2025
  • VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth 12 July, 2025
  • “Do emigroj sërish…”, 23-vjeçari i zhgenjyer, la ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth… 12 July, 2025
  • NGA LUTFI DERVISHI – Fshatari, rosa dhe turisti… 12 July, 2025
  • “Ndërpritni menjëherë këto shkatërrime pronash”, përfaqësuesi i Bajrakut të Shalës autoriteteve: Të ulemi e të dialogojmë 12 July, 2025
  • KF Vllaznia propozon ndryshim të skemës aktuale të “Final 4”, ja çfarë kërkoi drejtori Vioresin Sinani… 12 July, 2025
  • Dy vëllezër nga Puka 24 vjet në kërkim të drejtësisë, dhjetra vite burg dhe marrin pafajësi në Strasburg… 12 July, 2025
  • EMRAT – “Masa e sigurisë”, GJKKO merr vendimin për të arrestuarit në Shkodër, mes tyre ish-shefi i Krimeve… 12 July, 2025
  • VIDEO – “Paketa e Maleve, ‘kali i Trojës’ për Veriun”, deputetja e PD- së Jorida Tabaku reagon për Thethin 12 July, 2025
  • VIDEO – Nis zyrtarisht aplikimi online për “Paketën e Maleve”, kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin dhe fton… 12 July, 2025
  • VIDEO – Pezullohen inspektorët e AKU- së, do të kalojnë në një testim në komision me shumicë nga UBT 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit
  • Kronika e zezë

MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër

ShkodraWeb 12 July, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person

ShkodraWeb 12 July, 2025
theth boci spahia perplasen me policinë
  • Kryesore

VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

ShkodraWeb 12 July, 2025
klodian harusha 2025
  • Aktualitet

“Do emigroj sërish…”, 23-vjeçari i zhgenjyer, la ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth…

ShkodraWeb 12 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.