
Protesta e banorëve të Baks- Rrjoll, në mbrojtje të pronave të tyre, ka kaluar tashmë kufijtë e Shqipërisë. Në shumë vende të botës, mobilizimi dhe solidariteti është në nivele të larta.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është organizuar tubimi i parë i shqiptarëve, të cilët janë të përfshirë direkt në këtë çeshtje, si trashëgimtarë të pronave të Baks- Rrjoll apo edhe më gjërë në Velipojë.
Ata kërkojnë që shteti shqiptar të mbrojë qytetarët e vet, nga grabitja e pronës që po u bëhet nga oligarkët, në këtë rast nga Bashkim Ulaj për ndërtimin e resortit me sipërfaqe 1.5 milion m2.
Shqiptarët e Amerikës premtojnë se do të vijojnë të tubohen, madje duke paralajmëruar se do të vijnë edhe në Shqipëri nëse do të jetë nevoja për të qenë krah banorëve në mbrojtje të pronave të të parëve në Baks- Rrjoll.




