
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca vijon të jetë aktiv në rrjetet e tij sociale. Këtë të shtunë ka puiblikuar një video, teksa shihet duke vizituar Rozafa Fish City në Gramsh dhe u tregon mysafirëve afresket e tij në muret e ndërtesave.
“Nuk kishin arrdhur kurrë në Gramshin e qetë dy të çmendurit e tallavasë shqiptare Syçi dhe Bled Mane. Erdhën, panë dhe nuk pushonin së llapuri. Këtë oreks për të folur nuk e di ku e gjetën te mua apo te Fahriu?”, shkruan Gjergj Luca si koment për videon që ka publikuar.
Ndërkohë, gjatë videos, ku nuk mungojnë notat e humorit, Luca, Mane dhe Syçi (Ilir Demalia), tallen me politikanë, parti politike por edhe përsonazhe të njohura të jetës publike.