
“E keqja duhet shkulur nga rrënjët”, ka qenë ky mesazhi i drejtuesit politik të PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi në takimin me banorët e rajoinit 3 të qytetit të Shkodrës.
“Krah për krah me banorët e rajonit 3. E keqja duhet shkulur nga rrënjët. Prandaj, për këtë jemi më të bashkuar. Ndryshe nga ata përballë nesh, takimi me qytetarët nuk na tremb. Betejën për njeriun e zakonshëm do ta fitojmë, sepse jemi bashkë, jemi shumë.”, shkruan nënkryetari i PDSH- së në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një video nga takimi.
Partia Demokratike ka kaluar tashmë fushatën elektorale në një fazë tjetër, me takime të organizuara në rajone të ndryshme të qytetit të Shkodrës por edhe të bashkive të tjera të qarkut të Shkodrës.