
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale. Herë pas here, ai publikon video, ku nuk mungojnë notat e humorit. Në videon e fundit, ai bën humor me këshilltarin e fushatës së PD- së, amerikanin Chris Lacivita.
“Jo po nuk vjen, jo po u vonua, jo po u harrua, jo po na gënjeu, jo po na… E gjeta, e gjeta unë amerikanin Lacivita dhe nga Labinoti drejt e te zyrat e Shqupit po e sjell nga fitorja në fitore!”, shkruan Luca në rrjetet sociale.
Sigurisht, biznesmeni ka në krah një person, i cili ka një ngjashmëri me një nga këshilltarët e fushatës së Trump, i cili i është atashuar në fushatë edhe PD- ASHM.