
“Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE dhe para se gjithash duam të arrijmë që në takimin e ardhshëm të Këshillit të Evropës në mars të arrijmë një dakordësi për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Keshtu ka deklaruar sot kancelarja Angela Merkel, ne deklaraten per mediat dhene gjate konferences se perbahsket me kryeministrin Rama, pas takimit mes tyre ne Berlin. Ne fjalen e saj, Merkel theksoi se “Te dyja vendet kanë suksese të konsiderueshme. Dhe keto janë regjistruar nga Këshilli i Evropës dhe ne do të punojmë fort që në mars të arrijmë rezultate. Unë besoj qe e ardhmja e këtyre dy vendeve është në Bashkimin Evropian”.
Fjala e plote e Merkel
“Të nderuar zonja e zotërinj,
I uroj mirëseardhjen Kryeministrit, z.Edi Rama. Jam e gëzuar sot që mund të flasim për marrëdhëniet dypalëshe në këtë takim, gjithashtu do të kemi mundësi të kujtojmë dhe tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri. Shumë njerëz kanë humbur strehët e tyre.
Mbi 50 viktima humbën jetën. Unë jam e gëzuar që Komisioni ka dërguar ftesat për një konferencë donatorësh dhe Gjermania do të marrë pjesë në këtë konferencë. Bashkëpunimi dhe gadishmëria në rajon për ndihmë ka qenë mbresëlënëse. Megjithatë kjo ishte një goditje e rendë për Shqipërinë. Ne do të flasim për një seri të marrëdhënieve dypalëshe, për marrëdhëniet ekonomike dhe kursin e reformave të Shqipërisë.
Dëshiroj të them në mënyrë të qarte se në lidhje me reformën në drejtësi janë arritur shumë gjëra. Dhe kjo reformë duhet të vazhdojë në mënyrë të tillë që të përmbyllet. Kjo reformë ka një rëndësi qëndrore për të ardhmen e Shqipërisë. Për qeverinë federale gjermane dua të them që ne i përmbahemi qartësisht perspektivës së Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE dhe para se gjithash duam të arrijmë që në takimin e ardhshëm të Këshillit të Evropës në mars të arrijmë një dakordësi për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Te dyja vendet kanë suksese të konsiderueshme. Dhe keto janë regjistruar nga Këshilli i Evropës dhe ne do të punojmë fort që në mars të arrijmë rezultate. Unë besoj qe e ardhmja e këtyre dy vendeve është në Bashkimin Evropian.
Kjo është dhe në interesin tonë, ai që e shikon mirë hartën dhe njeh kuadrin gjeopolitik ai e di që është mirë për të gjithë sikur një ditë të jenë anëtarë të BE. Komisioni i ri Evropian synon të jetë dhe një komision që synon të theksojë dhe dimensionin gjepolitik dhe prandaj kjo i jep edhe më shumë shkas për ta çuar me vendosmëri përpara këtë proces.”.
Ndërsa kryeministri Edi Rama nga Berlini ku mbajti një konference për shtyp me kancelaren Angela Merkel, vlerësoi ndihmën e Gjermanisë në procesin e rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Rama tha se Konferenca e Donatorëve, që pritet të mbahet më 17 shkurt në Bruksel, do të jetë ndihmë e madhe për vendin tonë, pasi bazuar në raportin e dëmeve, shuma për rindërtimin është “përtej mundësive tonë”, siç Rama u shpreh.
“Unë kam ardhur enkas për të diskutuar për konferencën e donatorëve dhe nevojën e madhe që Shqipëria ka për të gjetur mbështetjen e të gjithë miqve dhe partnerëve për procesin e rindërtimit, që u bazua në raportin e dëmeve në bashkëpunim me BE, Kombeve të Bashkuara dhe Bankën Botërore përmban një shumë që është përtej mundësive tona për ta përballuar vetëm. Dua t’ju falenderoj për interesimin tuaj dhe për ndihmën e parë nga Gjermania, një ndihmë që ka qenë lehtësuese në ato momente tragjike”, tha Rama.
Në fokus të fjalës së tij, kreu i qeverisë vuri edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku tha se ka shumë shpresa për sinjale pozitive nga komisioni i ri evropian, për vetë politikën e që që po ndjek edhe në dimensionin gjeopolitik, përveçse atij teknik.
“Diskutojmë edhe për persperktivën europiane. Dëshiroj edhe një herë të shpreh të gjithë konsideratën për mënyrën sesi ka nisur puna e komisionit të ri evropian dhe të them që është shumë e rëndësishme ajo që nënvizohet, një dimension më i qartë edhe gjeopolitik përveçse dimensionit tradicional teknik, do të jetë një ndihmë e madhe për ne dhe gjithë Rajonin”, u shpreh kryeministri.