Një aksident është raportuar në orët e para të mbrëmjes së sotme në aksin Shkodër- Muriqan, mjaft i frekuentuar nga shkodranët dhe jo vetëm. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Zues. Dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën, ku njera ka dalë edhe nga rruga.
Nga aksidenti, kanë mbetur të lënduar dy persona, fatmirësisht pa pasoja për jetën e tyre. Në përplasje janë përfshirë një mjet tip Benz dhe një mjet Volkswagen Sharan.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur dinamikën e aksidentit, i cili fatmirësisht nuk ka patur pasoja në jetë njerëzore. Të paktën, sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja.