
Drejtuesi politik p PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, ka vijuar bashkëbisedimet me banorët në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 maj 2025.
“Dy gjëra të shenjta ka njeriu. Familjen dhe pronën. Në të dyja, ata përballë nesh, kanë futur hundët për keq. Shtëpi të mbyllura dhe grabitje pronash për interesa oligarkike. Në fjalen e zonjës Tone gjen dhimbjen për familjen dhe pronën e saj. E me uratën e saj, dhimbja e ka një fund: 11 Maji!”, shkruan nënkryetari i PDSH- së Luçiano Boçi në publikimin e tij në rrjetet sociale, duke e shoqëruar edhe me një video.
Familja tradicionale, forcimi i saj, i mbështetjes për të, bashkë me pronën, janë dy nga pikat më të forta të programit të PD- ASHM për zgjedhjet e 11 maj 2025.