
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Nisin punimet për parkun “Dua të luaj”, një hapësirë moderne rekreative që do t’u shërbejë fëmijëve dhe familjeve të Shkodrës, duke sjellë një standard të mirëfilltë europian në jetën e përditshme.
Ky projekt integron fusha sportive dhe kënde lojërash në një mjedis të sigurt, funksional dhe bashkëkohor. Një hapësirë e re që krijon mundësi për aktivitete sportive, sociale dhe kulturore, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe duke forcuar përfshirjen në komunitet.
Vazhdojmë me investime konkrete për një Shkodër më të jetueshme dhe më europiane, ku çdo hapësirë publike vihet në shërbim të qytetarëve dhe brezit të ri.




