
Një histori që prek thellë dhe sfidon moralin! “Kërkoj vrasës për nënën”, një dramë tipike e formulës jetësore amerikane, erdhi premierë në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.
Me regji të Naser Shatrolli dhe e përkthyer nga Artur Lena, ajo sjell një histori reale, anën e padukshme të shoqërisë amerikane, anëtarët e një familje të cilët në hallin e tyre bëjnë pazare me vetveten.
Drama është e vendosur në qytetin e Teksasit, por që përkon me gjithë akumulimet e mëdha të shoqërive kapitaliste, ku njeriu shndërrohet në mjet tallës dhe sensi i masës së ndershmërisë dhe ndërgjegjes bie në fund
Te drama “Kërkoj vrasës për nënën” pesë personazhe, secili më i çuditshëm se tjetri shohin para së gjithash interesin personal.