VIDEO – “Dola më i fortë se më parë”, pasi rrezikoi jetën në bregdetin shqiptar, Vittorio Sgarbi shfaqet në video me…

Publicisti i njohur italian Vittorio Sgarbi, pas publikimit të videos së tij ku kaloi momente paniku pasi rrezikoi të mbýtéj në bregdetin e Palasë, tha se është mirë.

Lajmin e dha kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli i cili publikoi një video ndërsa udhëtonte me makinë me Sgarbin.


“Gëzon shëndet të plotë. Sapo kemi vizituar Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën dhe sapo mbaruam vizitën tonë në Tepelenë dhe po shkojmë drejt Beratit,”- tha Leli.

Ndërsa publicisti italian u shpreh se doli më i fortë se kurrë nga uji dhe e konsideroi një pagëzim shqiptar.

“Dola më i fortë se më parë. Asgjë serioze dhe vajza ime më ndihmoi të dilja nga uji. Ishte një pagëzim shqiptar,”- u shpreh ai.

Sgarbi po pushon në bregdetin shqiptar të Jugut këto ditë. Video ku kritiku i njohur i artit rrezikoi të mbýtèj u publikua në uebsajtin e tij zyrtar.

“Momente frike për Vittorio Sgarbin pasditen e djeshme në një plazh në bregdetin e Palasës, në jug të Shqipërisë, ku ishte mysafir,”- shkruhej në uebsajt.

Teksa ishte futur në det për t’u larë, Vittorio Sgarbi u rrezikua nga dallgët e forta për shkak të kohës jo të mirë. Ka qenë vajza e tij Alba dhe një roje shpëtimi nga resorti ku ndodhet publicisti që e kanë ndihmuar për ta nxjerrë në breg.

 ABCOM ║ VODAFONE