Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Do vdesim si roje parkingu”, kampioni shkodran Vjerdha ia thotë në sy kryeministrit Rama: Jemi në rrugë…

ShkodraWeb 23 December, 2021
arbis vjerdha takim rama

Përballja me të shkuarën. Ishte mars 2013, atëherë Edi Rama ishte në opozitë dhe kërkonte të fitonte zgjedhjet e 2013. Në një nga postimet në Facebook, Rama tregonte historinë e Arbis Vjerdhës, kampionit të shumëfishtë kombëtar, fitues i shumë turneve ndërkombëtare në karate.

Atëherë Rama shkruante se kampioni botëror dhe europian në Kick-Boxing ishte bërë viktimë e hakmarrjes së qeverisë së atëhershme të Berishës sepse kontribuoi për draftin e programit të Rilindjes së Sportit.

“Është historia e përditshme e shkeljes brutale të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi për shkak të bindjeve a mosbindjeve të tyre. Po edhe më keq, është historia e një hakmarrjeje primitive që prek familjen e të afërmit për të kallur frikën përreth. Kjo histori do marrë fund pas 23 qershorit. Liria, konkurrenca dhe merita do jenë vlerat me të cilat do marrë formë Shqipëria e rilindur,” shkruante Rama në vitin 2013.

Po sot, 8 vjet më pas a ka rilindur sporti?

Arbisi nuk fsheh zhgënjimin para Edi Ramës në takimin e mbajtur sot në kryeministri. Thotë se nuk është bërë asgjë për sportistët të cilët japin rininë e tyre për të nderuar flamurin, por që nga shteti nuk kanë asnjë mbështetje.

“Nuk shoh asgjë konkrete. Çdo sportist jep vitet më të bukura të jetës së sportit për të nderuar flamurin kombëtar e në fund të karrierës gjendet pa asnjë lloj të ardhure e sektori shtetëror është i vetmi ku mund të punësohen sportistët. Ne gëzojmë më pak të drejta se komunitetet fetare, se shoqatat e LGTB-së dhe çdo kush që me mundësitë tona kemi nderuar flamurin kombëtar. Ju garantoj që kur t’u mbarojë takati ata do të mbeten si peshku pa ujë nëse do vazhdojmë në këtë rrugëtim.

Unë i kam sjellë 14 medalje për 8 vite Shqipërisë në kickbox dhe nuk kam marrë asnjë lek nga fondi grant. Unë si Arbis në moshën 45-vjeçare jam në të njëjtat kondita sikur isha në vitin 2013 dhe ju bëtë një artikull për mua dhe jam drejt rrugës të të njëjtës histori si Ymer Pampuri që vdiq duke qenë roje parking. Unë jam në të njëjtat kondita, e nesër do të jetë Izmiri, Briken Calja e Erkand Qerimaj.”

Kryeministri u shpreh se situata ka ndryshuar për disa, por jo për të gjithë. Rama më tej tha se jemi në një fazë të ndërmjetme në tërësi, ku disa janë për përpara dhe disa prapa.

“Për shumëkënd situata ka ndryshuar ndjeshëm, por jo për të gjithë një pjesë janë siç kanë qenë dhe ky është realiteti. Meqë Arbisi përmendi komunitetet fetare dhe ato kanë shqetësime të mëdha pa folur për LGBT. Jemi në një fazë të ndërmjetme në tërësi. Disa janë më përpara disa prapa”. /ORA-NEWS/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRI+VIDEO – Identifikohet 35 vjeçari që u gjet i ekzekutuar në makinën me targa të huaja, policia jep detajet e ngjarjes
Artikull pasardhës: VIDEO – Partizani- Tirana një “derby i çmendur”, bardheblutë sigurojnë fitoren në minutën e 100- të…

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.