Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Do të punoj për një qytet më të pastër dhe me më shumë energji”, Majlinda Angoni premton: Brenda 300 ditëve të para të qeverisjes së Shkodrës…

ShkodraWeb 9 February, 2022
majlinda angoni prezantimi 2022

16 minuta dhe 39 sekonda ka zgjatur prezantimi i kandidates së Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës Majlinda Angoni. Në sallën e kinema “Millennium” të qytetit të Shkodrës, janë tubuar anëtarë, mbështetës e simpatizantë të Partisë Socialiste por edhe të subjekteve të tjera të majta.

Takimi prezantues është hapur nga ish- ministrja Etilda Gjoni, është përshendetur nga ministrja Olta Xhaçka, sekretari i përgjithshëm i PS- së Damian Gjiknuri. Ky i fundit ka premtuar mbështetjen e qeverisë Rama për Shkodrën me kryetare Angonin ndërsa para tij, Xhaçka ka thënë se Shkodra ka patur mbështetje. Në të dy rastet, nuk është evidentuar asnjë projekt konkret kur Bashkia e Shkodrës është mbështetur.

Fjala e kandidates Angoni ka zgjatur 5 minuta dhe është ndërprerë disa herë nga duatrokitjet e të pranishmëve në sallë. Siç ishte e kuptueshme, Angoni ka shprehur rezerva për qeverisjen e këtyre 31 viteve të Bashkisë së Shkodrës nga Partia Demokratike, duke thënë se shkodranët nuk kanë kohë për të humbur.

“Brenda 300 ditëve të para të qeverisjes së Shkodrës, do të punoj për një qytet më të pastër dhe me më shumë energji”, ka qenë premtimi i i kandidates Angoni, duke thënë se shkodranët nuk kanë nevojë të presin një mandat të ri apo tri dekada të reja. Në fjalimin e saj të shkurtër, Angoni nuk ka prezantuar asnjë prioritet të punës së saj, projekt konkret që do të realizohet me ardhjen e saj në krye të bashkisë. Mbase, do të shpalosen të takimet në vijim dhe jo në ditën e prezantimit zyrtar para strukturave, edhe pse logjikisht, mund të kishte një program me disa pika për të bindur shkodranët të votojnë PS- në pas 31 viteve.

Në ceremoninë e prezantimit të kandidates socialiste për Bashkinë e Shkodrës, ka munguar kryeministri dhe kryetari i PSSH- së Edi Rama. Nuk dihen arsyet e kësaj mungese, por mungesa e tij mund të lexohet edhe si vijimësi e qasjes së tij dhe të qeverisë që kryeson ndaj Shkodrës dhe shkodranëve.

Pas fjalës së sekretarit të përgjithshëm Damian Gjiknuri, takimi ka përfunduar duke mos i lënë hapësirë asnjë përfaqësuesi politik të Shkodrës, qoftë deputet apo partiak, madje as drejtueses politike të Qarkut të Shkodrës për PS- në, Edona Bilali, e cila kishte në krah aktoren e mirënjohur të humorit Zyliha Miloti. Eventi është transmetuar “live” në faqen në Facebook të Damian Gjiknurit. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: DOKUMENTI – Bardh Spahia regjistrohet zyrtarisht në KQZ si kandidat i “Shtëpia e Lirisë” për kryetar i Bashkisë Shkodër…
Next: VIDEO – Ka patur apo nuk ka patur Shkodra mbështetje nga qeveria Rama, as Xhaçka me Gjiknurin nuk bien dakort…

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.