Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Do të japim më të mirën për 3 pikët”, trajneri i Vllaznisë Brdariç i përmbajtur para ndeshjes me Laçin

ShkodraWeb 5 February, 2022
brdaric para lacit 2022

Në prag të ndeshjes së javës së 19-të për Abissnet Superiore kundër Lacit, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, ka dalë në konferencën për shtyp dhe folur rreth skuadrës së tij. Në konferencën për mediat, tekniku ka folur edhe për tema të tjera, veç përballjes me kurbinasit.

“Është një ndeshje tjetër një kohë tjetër nga ajo e së kaluarës ndaj Lacit, gati gjysëm viti më vonë dhe gjithashtu Laci ka ndryshuar si ekip, kështu që ne duhet të jemi gati për këtë ndeshje.

Duhet një përkushtim i madh për t’i shkaktuar humbjen ekipit të Lacit, por megjithatë kam parë te skuadra harmoni, përkushtim një punë të mirë një dëshirë për t’u stërvitur dhe mendoj se i kemi mundësitë më të mira për ta fituar këtë përballje.

Më pëlqën fusha e “Reshit Rusi” dhe është një gjë shumë e mirë për ne, te ndihemi si profesionistë, sepse më përpara jemi stërvitur në kushte qesharake, duhet ta themi dhe tani ne po stërvitemi në një fushë të mirë. Sigurisht që duhet të përshtatemi edhe me fushën sintetike, pasi bari nuk është natyral, megjithatë i shoh lojtarët që janë shumë të kënaqur dhe të motivuar për t’u stërvitur në fushën e re dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Laci është një ekip i njëjtë, por me një trajner tjetër, me një mënyrë ndryshe të të luajturit futboll. Megjithatë, edhe ne jemi mësë të përgatitur dhe ne gjithashtu jemi në një formë shumë të mirë, kështu që ato që do të bëjnë diferencën në ditën e nesërme do të jenë detajet dhe ne sigurisht duhet të japim përtej maksimumit tonë, në mënyrë që të kemi mundësi të dalim me tre pikët.

Vështirësi është kur lojtarët mungojnë për shkak dëmtimesh ose kartonash. Gjithsesi, ne jemi profesionistë dhe e kam thënë gjithmonë që ne nuk kemi vetëm 11 lojtarë, por kemi më shumë. E kam përsëritur më parë në konferencat e shkuara, secili do të ketë minutat e veta, ku duhet të tregojë veten.

Është një punë e madhe mendore dhe fizike që cdo lojtar bën dhe nesër gjithashtu do të rreshtohen 11 lojtarë në fushë, plus ata që vijnë nga stoli. Besoj se do japin më të mirën për përballjen me Lacin”-tha në konferencën për shtyp, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric. /Nga Maringlen ZHIVANI/

Post navigation

Previous: MINUTA E FUNDIT – Policia e Shkodrës arreston një 27 vjeçar, procedon një të mitur, tentuan të ikin me makinë me kanabis
Next: MINUTA E FUNDIT – Dhunonte gruan dhe e kërcënonte me çifte, policia e Shkodrës arreston 35 vjeçarin nga “Skenderbegu”

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.